The Made in Italy Official PortalItaltrade.com
About Us Contact Site Map Links













SHPERNDARJA
Tregtaret e prodhimeve Italiane



Marketing

Marketingu eshte nje shkence e re ne ekonomine e tregut ne Shqiperi. Kjo ka filluar te studiohet per here te pare ne Universitet vetem ne vitin 1993.
Sot shume prodhues e tregtar shqiptare ndjejne nevojen e perfshirjes ne aktivitetin e tyre te nje strategjie Marketingu, duke shfrytezuar disa elemente te marketingut ne punen e tyre siç eshte publiciteti, promocioni, organizimi i sistemit te shperndarjes etj. Kjo praktike ke bere qe shume prodhues dhe tregtar te ndertojne nje sistem shperndarje qe ti pergjigjet natyres se produkteve te tyre per zhvillimin e bisnesit.

a . Publiciteti

Sot ne Shqiperi vetem ndermarrjet e medha prodhuese shqiptare si dhe tregtaret e fuqishem, parashikojne nje pjese te buxhetit te tyre vjetor per publicitetit, i cili realizohet nepermjet T.V.Shqiptar, T.V.kombetare T.V.Clan dhe T.V.Arberia qe mbulojne te gjithe territorin e Shqiperise me shtrirje frekuence dhe ne Kosove, dhe rreth 20 stacione televizive rajonale e lokale. Ka dhe rreth 30 stacione radiofonike dhe shume gazeta te perditeshme e javore.
Se fundi jane shtuar tabelat publicitare ne rruge te cilat jane te madhesive te ndryshme e qe jane te vendosura ne pika kyce ku edhe trafiku urban eshte me i dendur.
Pjesmarrja e ndermarrjeve shqiptare ne panaire e ekspozita, sidomos ne vitet e fundit, eshte shtuar ndjeshem. Tani funksionojne axhensi te ndryshme qe organizojne keto manifestime promuovuese – pergjithesisht panaire ekspozues- ne qytete te ndryshme te Shqiperise, duke zbuluar keshtu nje bisnes vertet te pasur.

b. Promocioni

Edhe promozioni, eshte nje element i marketingut qe pothuaj eshte i paaplikuar ne Shqiperi. Kjo eshte rezultat i nje evazioni te larte fiskal i cili penalizon prodhuesit dhe favorizon konkurrencen shpesh te pandereshme, duke e kthyer jo rralle te siperfaqshem impenjimin finanziar per promocionin.

 


PER I VISITATORI ITALIANI www.ice.gov.it

Disclaimer - ©Copyright - Italian Institute for Foreign Trade