The Made in Italy Official PortalItaltrade.com
About Us Contact Site Map Links













SHPERNDARJA
Tregtaret e prodhimeve Italiane



Parathenie

a. Te dhena statistikore

Shqiperia ndodhet ne nje pozicion gjeografik strategjik ne gadishullin e ballkanit, rreth disa qindra kilometra nga brigjet e Italise dhe kufizohet ne veri me Malin e Zi e Kosoven, ne lindje me Maqedonine dhe ne Jug me Greqine. Ka nje popullsi prej 3 400 000 banore. Eshte nje vend malor me nje lartesi mesatare 708 m mbi nivelin e detit.
Nga studimi i fundit i bere ne vitin 2001, numri i familjeve shqiptare eshte rreth 730 mije, me nje mbizoterim te popullsise se gjinise femerore me rreth 50,2%, kundrejt asaj mashkullore 49,8%. Popullata eshte e perqendruar 42% ne qytete dhe58% ne zonat rurale

b. Sistemi shperndarjes deri ne vitet 90-te

Shqiperia per rreth 50 vjet ka patur nje sistem shperndarje te centralizuar dhe te kontrolluar nga shteti. Sistemi ekonomiko-politik i tipit komunist (1944-1991) kishte eleminuar pronen private dhe konkurrencen e lire, keshtu per pasoje prodhimi, importi dhe esporti i te mirave industriale e ato te konsumit, perfshire ketu edhe ato ushqimore, ishin shteterore. Gjithashtu e tille ishte edhe shperndarja e tyre.
Gjate kesaj periudhe te gjate te diktatures, sasia, assortimenti, cilesia e prodhimeve, cmimet e shitjes per popullaten dhe per eksportimin e prodhimeve, vendet e shitjes, shperndarja e produkteve etj, ne te gjithe territorin shqiptar ishin te planifikuara nga Shteti. Edhe niveli i konsumit mesatar per fryme te popullsise ishte i planifikuar.

Mallrat e konsumit te gjere

Shperndarja e mallrave behej nepermjet pese ndermarrjeve shteterore:

  1. N.T.A.N - Ndermarrja Tregtare e Artikujve te Ndryshem
  2. N.T.A.I - Ndermarrja Tregtare e Artikujve Industriale
  3. N.T.SH.B. – Ndermarrja Tregtare e Shit-Blerjes
  4. N.T.F.P – Ndermarrja Tregtare e Fruta Perimeve
  5. N.T.F.P.M. – Ndermarrja Tregtare e Furnizimit te Punetoreve te Minierave

 Kater ndermarrjet e para funksiononin ne te gjitha qytetet e Shqiperise, ndersa N.T.F.P.M.,-te funksiononin vetem ne ato qytete ku kishte miniera.
Keto pese ndermarrje shteterore furnizoheshin drejtpersedrejti nga fabrikat ose magazinat e ndermarrjeve shteterore, si dhe nga ndermarjet shteterore te tregetise se jashtme.
Distribuzioni i mallrave behej nepermjet nje zinxhiri dyqanesh shteterore te shperndare ne te gjithe territorin shqiptar si ne qytete, ashtu edhe ne fshatra.
Keto dyqane, sidomos ne zonat me te populluara (per shembull ne qytete), ishin te ndare sipas natyres se produkteve. Ne qytetet me te medha si Tirane, Durres, Shkoder kishte komplekse tregtare te quajtura MAPO ku shiteshin artikuj te ndryshem industrial dhe veshmbathje .
Publiciteti dhe promocioni, apo organizimi i panaireve e ekspozitave gjate kesaj kohe nuk egzistonte.

Furnizimi me lende te pare i fabrikave

Furnizimi me lende te pare i fabrikave si dhe shitjet jashte vendit te prodhimeve shqiptare, beheshin nepermjet ndermarrjeve shteterore, Ndermarjet shteterore qe merreshin me tregtine e jashtme ishin:

  1. Mineralimpeks
  2. Makinaimpeks
  3. Agroimpeks
  4. Albtransporti
Keto ndermarrje ligjerisht ishin nen kontrollin e Ministrise se Tregtise me Jashte. Çdo operacion i shit-blerjes apo sherbime te bera nga ndermarrjet e siper permendura, duhet te ishte i autorizuar deri ne detajet me te hollesishme nga shteti.
Ky sistem shperndarje zgjati per me se 50 vjet, duke fshire cdo eksperience te mepareshme te tregut te lire qe egzistonte ne Shqiperi perpara se te vendosej diktatura e Enver Hoxhes.
Ne 1991, pas shembjes se sistemit komunist dhe ndryshimeve rrenjesore ne politike, ekonomi e legjislature, u vendosen bazat e rilindjes te nje sistemi shperndarje te mbeshtetur ne ligjet e ekonomise se tegut.
Emigracioni i fuqishem qe u verifikua rreth fundit te viteve ’90, me nje numer prej mbi 500 mije vete (rreth 20% e popullsise), beri te rritej fuqia blerese e shqiptareve ne vend, kjo fale ndihmave ekonomike nga emigrantet, duke kontribuar ne permiresimin e sistemit te shperndarjes dhe ne cilesine e paketes se sherbimeve.


 


PER I VISITATORI ITALIANI www.ice.gov.it

Disclaimer - ©Copyright - Italian Institute for Foreign Trade