The Made in Italy Official PortalItaltrade.com
About Us Contact Site Map Links













SHPERNDARJA
Tregtaret e prodhimeve Italiane



Prespektiva e sistemit distributiv

Normativat ne fuqi

Shqiperia, ne Shator 2000 u be Anetare e Organizates Boterore te Tregetise ( O.B.T. ), dhe keshtu brenda vitit 2008 i gjithe sistemi i shperndarjes ne Shqiperi, duhet t’i pershtatet normave legjislative te imponuara nga O.B.T. Disa ndryshime jane bere qe me 01 Janarit 2002 me nje reduktim te tarifave doganale nga 18 ne 15% e nga 5 ne 2%. Per me teper jane hequr tarifat doganale per disa kategori mallrash.
Legjislacioni tatimor eshte permiresuar edhe per sa i perket takses mbi fitimin, e cila u be e detyrueshme dhe perqindja e saj eshte ulur nga 30% ne 25%, Keshtu te gjitha ndryshimet ligjore kane ndikuar drejt nje permiresimi e zhvillimi te metejshem te sistemit te shperndarjes per nje kohe relativisht te shkurter.


Evolimi dhe organizimi i sistemit ne te ardhmen

Tendenca e organizimit te sistemit te shperndarjes eshte qe te kalohet nga nje sistem shperndarje me ane te pikave te gjysem shumices dhe pakices, ne nje sistem shperndarje ku peshen kryesore ne shperndarjen e produkteve te konsumit te gjere, ta perballojne supermarketet dhe hipermarketet. Disa tregtare te fuqishem po bashkohen per tu organizuar me mire ndermjet tyre ne kete drejtim.
Ndersa Qeveria po shton kontrollin per te zbutur "plagen" sic eshte evazioni fiskal, kontrollin lidhur me higjenen, cilesine dhe sigurine e prodhimeve te destinuara per konsumatorin final, duke vendosur norma me te forta te detyrueshme per zbatim, lidhur me sherbimin ndaj klientit.



 


PER I VISITATORI ITALIANI www.ice.gov.it

Disclaimer - ©Copyright - Italian Institute for Foreign Trade