|
|
SHPERNDARJA
Tregtaret e prodhimeve Italiane
Karakteristikat e sistemit te shperndarjes
a. Struktura e shperndarjes
Zhvillimi ekonomik i Shqiperise gjate periudhes post komuniste ka pasur
tre faza te rendesishme te cilat kane kushtezuar shume strukturen e shperndarjes
se produkteve ne vend.
Faza e pare
Gjate viteve 1991 dhe 1996 ekonomia dhe sistemi distributiv pesuan nje
ndryshim te madh te karakterizuar nga shkaterrimi i sistemit te shperndarjes
te krijuar nga Hoxha ne 50 vitet e shkuara.
Gjate ’94 dhe ’96 u ndoqen nga nje rritje e ngadalte por efikase si ne
economi ne pergjithesi ashtu edhe ne sistemin e shperndarjes ne vecanti,
aq sa ne 1996 Shqiperia ia doli te arrinte nivelin e PPI ( Produkti i
Pergjithshem Industrial ) te vitit 1990, nje nga me te mirat per zhvillimin
ekonomik te vendit.
Faza e dyte
Viti 1997 ka qene nje vit i shkaterrimit te asaj qe ishte bere e arritur
deri ne ate kohe, qe prej rrezimit te diktatures comuniste. Per pasoje
ne kete vit PPI kishte zbritur ne nivele negative –7% kundrejt nje viti
me pare.
Faza e trete
Nga viti 1998 e deri me sot, rritja ekonomike vjetore ka nje rritje konstante
me nje rritem vjetore prej 7-8% te PPI. Nje zhvillim i tille i ekonomise
ka influencuar edhe ne sistemin e shperndarjes dhe ka rritur ne menyre
te ndjeshme aftesine blerese te popullsise. Produktet e prodhuara apo
te importuara arrijne me shpejt dhe me lire prane konsumatorit, si rezultat
i organizimit me te mire te sistemit te shperndarjes.
Ne pergjithesi sistemi i shperndarjes ndjek nje rruge standarte ne varesi
te natyres se produkteve qe tregtohen.
Mallrat e konsumit
Me kete sistem shperndarje, te mirat materiale per te arritur
te konsumatori duhet t’u nenshtrohen pese kalimeve , secili me vlere te
shtuar per strukturen e shperndarjes. Ky sistem eshte me shume i aplikuar
ne qytet kryesore te Shqiperise si Tirana, Durres, Shkoder, Vlore, Fier,
Elbasan etj. kryesisht per artikujt e veshmbathjes dhe artikujt ushqimore
te konsumit.
Me kete sistem shperndarje shiten te gjithe artikujt industrial si
elektroshtepiake, artikujt tekniko-industrial dhe azhusterie, artikuj
ndertimi etj. Ne qytetet me te vogla me kete sistem shperndarje behet
dhe shperndarja e artikujve te konsumit te menjehereshem si ato ushqimor
dhe veshmbathjes.
- Lenda e pare dhe gjysem te perpunuara
Zakonisht ndermarrjet me te medha lidhin kontrata furnizimi per lendet
e para, drejtpersedrejti me prodhuesin ose importuesin eksluziv ne Shqiperi.
Per sa i perket matrerialeve te tjera qe nevojiten per ciklin prodhues,
shperndarja e tyre behet sipas skemes qe vijon:
Ne Shqiperi prodhuesit ose importuesit ndertojne filialet
e tyre ose krijojne eskluzivet e tyre se pari ne qytetet kryesore, me
pas, pak nga pak ne qytet e tjera me te vogla. Nga keto filiale apo
pika eskluzive behet shperndarja e mallrave drejt pikave te shumices
apo gjysen shumicave ne qytetet ku operojne dhe ne te gjitha qytetet
e tjera te vendit.
Ne saje te karakteristikave te Shqiperise, sidomos te kalimit nga sistemi
ekonomik i centralizuar ne ate te tregut te lire, sistemi i shperndarjes
se mallrave te konsumit nuk eshte ende i organizuar me ane te supermarketeve
apo hipermarketeve. Shitja e mallrave te konsumit tek konsumatori i
fundit realizohet nepermjet gjysem shumivace dhe pikave te shitjes me
pakice.
Nje nga shkaqet e mungeses se supermarketeve dhe hipermarketeve eshte
fakti qe shpesh ne pikat e shitjes me pakice egziston nje evazion i
madh fiskal, Nuk ka nje kontroll efikas nga ana e autoriteteve kompetente
ne mbajtjen e nje kontabiliteti te regullt, te dokumentacionit te ngarkimit
dhe shkarkimit te mallit, etj. Pothuaj asnje dyqan nuk leshon fature
shitje apo fature kase, Ky evazion fiskal ne Shqiperi eshte vleresuar
ne nivelin 50-70%.
Megjithate jane disa supermarkete qe jane prezent ne qendrat kryesore
urbane si ne Tirane, Durresit, Vlores, Shkoder etj. Ne keto qytete egzistojne
mini-markete te specializuar ne shitjen e prodhimeve me origjine nga
Italia, nisur nga qe klientela e tyre eshte e nivelit ekonomik te mesem
dhe te larte, sepse dhe çmimet e shitjes jane me te larta kundrejt
atyre te dyqaneve te tjera , ndonese ne disa raste behet fjale dhe per
te njejtet artikuj dhe te njejtat marka qe ndodhen dhe ne dyqanet e
tjera. Çmimi me i larte i supermarketeve ndodh per aresye se
ato kane nje numer me te madh punonjesish sherbimi e te kontrollit dhe
mundesia per evazion fiskal eshte shume me e ulet.
Numri i shumicave, gjysem shumicave dhe dyqaneve me pakice qe ndodhen
te shperndara ne qyetet me te medha te Shqiperise, pasqyrohen ne kete
tabele:
| |
Tirana |
Durres |
Shkoder |
Vlore |
Fier |
Elbasan |
Korce |
Gjirokaster |
Qytetet e tjera |
Totali |
| Grosiste |
23 |
14 |
9 |
8 |
8 |
6 |
7 |
5 |
25 |
105 |
| Grosistet me sherbim te kufizuar |
52 |
26 |
16 |
14 |
15 |
12 |
11 |
8 |
67 |
221 |
| Dyqane |
3834 |
1972 |
1478 |
1286 |
1494 |
1162 |
1224 |
1084 |
8374 |
21908 |
| Totali |
3909 |
2012 |
1503 |
1308 |
1517 |
1180 |
1242 |
1097 |
8466 |
22234 |
b. Struktura e konsumit
Ngritja ekonomike qe pesoi Shqiperia gjate ketyre
viteve te fundit eshte rezultat i investimeve te huaja, si nga institucione
e organizma te ndryshme nderkombetare. ashtu dhe nga mjaft vende miq,
si dhe nga nje emigracion mjaft i larte; Keto investime kane bere te
mundur te rritet aftesia blerese e popullsise.
Ndryshimi i struktures se konsumit te familjes shqiptare paraqitet
si me poshte:
| Nr. |
Zerat e shpenzimeve |
1993 |
1998 |
1999 |
2000 |
2001 |
|
1.
|
Artikuj ushqimor |
67,7 |
56,8 |
52,3 |
49,2 |
48,9 |
|
2.
|
Pije alkolike dhe duhane |
4,4 |
4,3 |
4,1 |
4 |
3,9 |
| |
Veshmbathje |
21,8 |
9,4 |
6,8 |
5,3 |
5,2 |
| |
Shtepi |
5,1 |
5,6 |
6,4 |
6,9 |
7,1 |
| |
Mobilim shtepie |
8,5 |
7,8 |
7,1 |
6,3 |
6,2 |
| |
Shendeti |
0,9 |
1,3 |
2,2 |
2,6 |
2,5 |
| |
Transport |
3,6 |
3,9 |
5,3 |
6,2 |
6,1 |
| |
Telekomunikacion |
1,2 |
1,4 |
1,6 |
1,7 |
1,9 |
| |
Argetimi dhe kulture |
3,5 |
3,3 |
3,4 |
2,9 |
3,4 |
| |
Shkolla (edukimi) |
0,2 |
1,3 |
2,1 |
2,5 |
2,6 |
| |
Hotel restorant |
0,2 |
1,2 |
3,5 |
4,7 |
4,9 |
| |
Sherbime te tjera |
2,1 |
3,7 |
5,2 |
7,8 |
7,6 |
| |
Totale |
100,0 |
100,0 |
100,0 |
100,0 |
100,0 |

duke studiuar variacionet e shumave te shpenzimeve per
cdo grup konsumi gjate viteve te fundit eshte e dukshme nje ulje e ndjeshme
e shpenzimeve per mallra ushqimore e cila ka nje ulje nga 67,7% ne 1993
ne 48,9% ne 2001 nga totali i shpenzimeve familjare.
Kjo perqindje e shpenzimit te nje familje mesatare shqiptare destinuar
ne artikuj ushqimore, edhe pse ne nje ulje te forte eshte mjaft e larte
kundrejt mesatares se Europes, Vlen per t’u permendur se kostoja e jetes
eshte me e larte se paga mesatare vjetore per fryme (baraz me rreth
1,094$).
c. Menyrat e pagesave
Ne Shqiperi blerja e mallrave te konsumit te gjere
realizohet me pagesa me leke ne dore. Fatekeqesisht edhe sot ne dyqane
dhe supermarkete nuk perdoren kartat e kreditit, ceqet, etj.
Sistemi bankar nuk ka promuovuar ende perdorimin e kartave te kreditit
per blerje. Ne qarkullim jane vetem kartat e kreditit American Express
dhe Dinners Club, ku ata qe i kane e i vene ne perdorim, pergjithesisht
jane bisnesmene qe udhetojne shpesh edhe jashte shtetit. Poseduesit
e kartave kane ne Shqiperi pak vende ku mund te pranohen pagesat nepermjet
kartave te kreditit.
Pagesen e furnizimeve ne pergjithesi, ndermarrjet dhe sipermarresit
te pajisur me NIPT mund ta bejne me leke ne dore (nese shifra per t’u
paguar eshte me e vogel se 7.000 Euro), ose nepermjet transfertes bankare
(urdher xhirimi,swift bankar, leter kredie etj.).
Transferimi i parase per tek furnizuesi i huaj, behet nepermjet bankave,
duke firmosur sipermarresi shqiptar nje kontrate me furnitorin e huaj
dhe duke u pajisur me nje fature pro-forma te leshuar nga furnizuesi
per sasine e mallit te kontraktuar. Kjo fature proforme duhet te dorezohet
prane Bankes ku do te behet transferimi i te hollave se bashku me nje
kopje te kontrates. Vetem ne keto kushte Banka lejon transferimin e
te hollash.
Pergjithesisht brenda 90 ditesh nga transferimi i fondeve, importuesi
prezantohet ne Banke me certifikaten doganore te mallrave te blera jashte
shtetit, mallra te permendura ne faturen pro-forma per te cilen eshte
bere transferta bankare.
|
|